Evakuohen 10 familje në Prelluzhë

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 10:09 | Nga

Një nga zonat më të prekura nga vërshimet e lumit Llap është pjesa lindore e fshatit Prelluzhë të Vushtrrisë.

Sipas Nezir Klinakut, drejtor i Drejtorisë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim (DKMSH), janë evakuuar disa familje nga lagjja e romëve në Prelluzhë, të cilët tashmë janë vendosur te të afërmit po në Prelluzhë.

Sipas informatave më të reja nga ekipet e kësaj drejtorie, disa shtëpi që gjenden në këtë zonë janë të vërshuara, por banorët përkundër insistimit të organeve institucionale që t’i braktisin ato, ende po qëndrojnë nëpër shtëpi.

Rreth orës 05 të mëngjesit të sotëm, thuhet në një informatë të kësaj drejtorie se edhe rrjedha e lumit Silnica ka dalë nga shtrati duke vërshuar pjesën jug-perëndimore të Prelluzhës dhe rrugën Glavotin – Mihaliq, e cila është ndërprerë për qarkullim.

Bëhet me dije gjithashtu se edhe një pjesë e Pestovës është vërshuar, sikurse që edhe ura mbi lumin Silnica që qon në drejtim të Druarit është mbyllur përkohësisht.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme