Ekonomia Online
FUNDIT

Evertoni parakalon Arsenalin, ofertë zyrtare për Adrien Rabiot

Evertoni parakalon Arsenalin, ofertë zyrtare për Adrien Rabiot

Adrien Rabiot i ka ditët e numëruara si futbollist i Juventusit. Mesfushori francez nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe Juventus po mendon shitjen e tij. Zonja e Vjetër e kishte transferuar Rabiotin verën e vitit të kaluar me parametra zero pasi francezit i kishte skaduar kontrata me PSG. Tani Juventus po mendon […]

Adrien Rabiot i ka ditët e numëruara si futbollist i Juventusit.

Mesfushori francez nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe Juventus po mendon shitjen e tij.

Zonja e Vjetër e kishte transferuar Rabiotin verën e vitit të kaluar me parametra zero pasi francezit i kishte skaduar kontrata me PSG.

Tani Juventus po mendon ta përfshijë në ndonjë marrëveshje shkëmbimi lojtarin, ndërsa atë ia ka ofruar Manchester Unitedit për Paul Pogban.

Adrien Rabiot . (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)

Por oferta e parë zyrtare për lojtarin ka ardhur nga Everton, me trajnerin Carlo Ancelotti që e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

Bardhekaltërtit janë treguar më të shpejtë duke parakaluar Unitedin e Arsenalin në garë për francezin.

Gjithsesi Juventus ende nuk i ka kthyer përgjigje klubit anglez, pasi shpreson që të vije ndonjë ofertë edhe më e lartë për lojtarin. /Telegrafi/

Të ngjashme