Evertoni publikon pamje të projektit final të stadiumit të ri në vlerë prej gjysmë miliard funtesh

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Evertoni i ka bërë publike pamjet e projektit final të stadiumit të ri, para se të aplikojë në Këshillin Komunal të qytetit të Liverpulit.

Stadiumi i ri pritet të ketë kapacitet prej 52.000 ulësesh dhe pritet të kushtojë rreth 500 milionë funte (583 milionë euro).

Struktura e stadiumit në Bramley-Moore Dock është kombinim i historikes dhe modernes, me një bazë të frymëzuar nga puna e arkitektit të famshëm, Archibald Leitch, i cili e kishte projektuar stadiumin Goodison Park.

(Foto: Instagram/everton)

Stadiumi do të ndërtohet me tulla, çelik dhe qelq, ndërsa në afërsi ka objekte detare dhe depo të ndryshme.

Nga ana tjetër, struktura e kulmit, e cila është e ndërtuar nga çeliku dhe xhami, i jep stadiumit ambicioz një përmbyllje moderne. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/everton)

https://www.instagram.com/p/B6Z_CGjJ_75/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme