Shumë vende evropiane po përgatiten të zbatojnë masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për një “situatë shumë serioze”.
Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, qeveritë e Francës, Spanjës dhe Holandës pritet që të gjitha të shpallin kufizime të reja.
Në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku janë raportuar shumë nga rastet e reja të vendit, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se sistemi rajonal i kujdesit shëndetësor po vihet nën presion serioz nga pacientët COVID-19.
Ndërkohë, Franca pritet të sjellë masa të reja për qytetet e mëdha, duke përfshirë Lionin dhe Nice.
Të enjten, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge tha se 300,000 infeksione të reja u raportuan në të gjithë Evropën javën e kaluar, me numrat që tejkalojnë ato që u panë gjatë pikut të parë në mars.
“Megjithëse këta numra pasqyrojnë një testim më gjithëpërfshirës, gjithashtu tregojnë nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin,” tha ai, raporton BBC