Në të gjithë Evropën, kufizime gjithëpërfshirëse për COVID-19 po vendosen në një përpjekje për të trajtuar një valë të katërt të virusit që po përhapet aktualisht në të gjithë kontinentin.
Me Evropën edhe një herë epiqendrën e pandemisë, Gjermania, Austria dhe Sllovakia kanë rifutur kufizime në prag të Krishtlindjeve. Të enjten, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi kufizime në jetën publike për ata që nuk janë vaksinuar në zonat ku spitalet po mbushen me pacientë me koronavirus.
Greqia ka vendosur gjithashtu më shumë kufizime për njerëzit e pavaksinuar pas një rritje të rasteve të fundit, duke përfshirë ndalimin e tyre nga të gjitha hapësirat e brendshme, si kinematë, muzetë dhe palestrat. Shkalla e vdekjeve nga virusi ka arritur nivelin më të lartë në gjashtë muaj, pasi afërsisht një e treta e popullsisë së Greqisë mbetet e pavaksinuar.
Austria ka vendosur një bllokim të ngjashëm, me dy shtete – Salzburgun dhe Austrinë e Epërme – duke zgjeruar masat edhe për personat e vaksinuar dhe duke hyrë në një bllokim të plotë nga java e ardhshme, me shkollat e mbyllura dhe një shtetrrethim të vendosur.
Kufizimet e reja do të lejojnë vetëm udhëtimet për në dhe nga puna, blerjet e sendeve thelbësore dhe daljen nga shtëpia për stërvitje. Nivelet e vaksinimit në Austri janë ndër më të këqijat në Evropën Perëndimore, shkruan Skynews.
Të enjten, disa qindra njerëz protestuan jashtë ambasadës austriake në Paris, nga frika se Franca mund të ndjekë të njejtin shembull. Megjithatë, Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se nuk do të vendosë një bllokim për njerëzit e pavaksinuar.