Konfederata e Futbollit të Evropës (UEFA) ka gjasa që të shtyjë Evropianin 2020 për në nëntor, njofton “Corriere della Sera”.
Datat e Evropianit do të ishin të ngjashme me ato të Botërorit 2022 në Katar.
Futbolli evropian është pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe pritet që në video-konferencë që UEFA do ta ketë të martën me përfaqësues të klubeve, ligave dhe federatave anëtare, të vendoset për datat e Evropianit.
Një nga mundësitë është që Evropiani të mbahet në nëntor. Datat do të ishin nga 23 nëntori deri më 23 dhjetor. Por, mundësia tjetër është edhe të shtyhet në verën e vitit të ardhshëm.