Facebook Inc ka evakuuar katër ndërtesa dhe dy persona po dyshohet se janë ekspozuar në Sarin pasi një pako e dyshimtë është dorëzuar në objektin e postës në Silicon Valley.
Njerëzit të cilët kanë pasur kontakt me paketën e dyshimtë nuk kanë treguar ndonjë simptomë të ekspozimit ndaj Sarin, tha Jon Johnson, zjarrfikës në qytetin e Menlo Park, ku është edhe baza e Facebook.
“Njësia (Facebook) teston të gjitha paketat që vijnë. Tani ne vetëm presim për të verifikuar nëse kjo është e vërtetë apo jo”, tha ai.
Zëdhënësi i Facebook Anthony Harrison tha se kompania evakuoi katër ndërtesa pas testit dhe po bashkëpunonte me policinë në hetim.
“Autoritetet nuk kanë identifikuar ende substancën e gjetur. Që tani, tre prej ndërtesave evakuuara janë pastruar”.
Sarin është një përbërës i fuqishëm helmues që pengon sistemin nervor, i cili është përdorur edhe si një armë kimike. Ekspozimi mund të jetë fatal.