“Facebook, Instagram dhe WhatsApp u sulmuan nga alienët”

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Facebook, Instagram dhe Whatsapp, u sulmuan nga jashtëtokësorët, pretendon Uri Geller.

Dy gjigantët e rrjeteve sociale dhe shërbimi i mesazheve telefonike ishin jashtë veprimit deri në shtatë orë të hënën.

Ndërprerja e cila preku 3.5 miliardë përdorues në të gjithë botën – u fajësua për një çështje të brendshme teknike që shkaktoi prishjen e serverëve.

Facebook tha se një ndryshim në cilësimet e ruterit të tij bëri që platformat e tij të zhdukeshin nga interneti, me dështimet e komunikimit të brendshëm që çuan në ndërprerje shtatë orëshe.

Por Uri, 74 vjeç, thotë se marsianët e teknologjisë së lartë qëndrojnë prapa gjithë kësaj.

Uri shkroi në Tëitter: “Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Pentagoni po hetojnë në mënyrë të furishme. Teknologjia e huaj jashtëtokësore mund ta bëjë këtë. Sistemet bërthamore të raketave balistike janë në rrezik. Është një mister i madh për rrjetet sociale. Ata duhet të dalin me një lloj shpjegimi tokësor”.

Geller shtoi se alienët po synojnë armët bërthamore në tokë dhe kërkon që çështja të hetohet.

Një ndjekës më pas pyeti: “A thua se alieanet shkaktuan ‘aksidentin’ në server?”.

Ylli televiziv Uri, u përgjigj: “Sipas meje, po”.

I famshëm për iluzionet e tij dhe truket e tjera magjike paranormale, Geller beson se fuqitë e tij iu dhanë nga jashtëtokësorët.

Ai një herë i shkroi një letër ish-kryeministres Theresa May duke pretenduar se do të përdorte telepatinë për të ndaluar daljen e Britanisë nga BE.

Uri Geller (beim "Löffel verbiegen"), Fototermin zur PRO 7-Show "The next Uri Geller - Unglaubliche Phänomene Live", Köln, Nordrhein-Westfalen, Deutschland, Europa, Mystifier, Mentalist, mental veranlagt, verbogener Löffel, Trick, Logo, Promi, 100225, NB, FTP; P.-Nr. 0035/2008, 06.01.2008; Foto: P.Bischoff; Veröffentlichung nur gegen Honorar und Beleg! (Photo by Peter Bischoff/Getty Images)
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme