Facebook Messenger tani mund të përkthejë automatikisht mesazhet mes gjuhës angleze dhe spanjolle. Kjo është pjesë e një tipari të ri të M Translate që është njoftuar në fillim të vitit.
Funksioni aktualisht është i disponueshëm vetëm në SHBA e Meksikë, por shumë shpejt do të jetë i përfshirë kudo, shkruan indeksonline.
Facebook ka njoftua se është duke punuar në shtimin edhe të gjuhëve të tjera për të bërë komunikimin ndërkombëtar më të lehtë.