Facebook adreson vendet në zhvillim me lansimin e shitblerjes online për faqet e rrjetit social
Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook do të ofrojë për bizneset e vogla në tregjet në zhvillim shitblerjen përmes faqeve në Facebook pa paguar asnjë tarifë shtesë. Kështu bëri të ditur kompania në përpjekje për të nxitur më shumë reklamues potencial në këto rajone.
Kjo është lëvizja e parë e Facebook-ut në tregtinë online në tregjet në zhvillim. Vitin e kaluar kompania prezantoi një shërbim, i cili ofroi për disa tregtarë shitblerjen e artikujve përmes reklamave me pagesë në aplikacionin e Facebook. Ndërkaq shërbimi më i fundit do të jetë falas dhe do të realizohet nga faqet e tregtarëve.
Facebook shpreson se duke e bërë shitblerjen online më të lehtë do të nxisë bizneset në tregjet në zhvillim të reklamojnë produktet e tyre online.
“Nëse një biznes vëren përfitim nga faqja me shumë gjasa do të shndërrohet në reklamues të shërbimeve dhe produkteve,” tha drejtori i marketingut të produktit për faqet e Facebook, Benji Shomair.
Facebook, stoku i të cilit arriti javën e kaluar vlerën më të lartë që nga themelimi, numëron 3 milionë reklamues aktivë.
Azia juglindore ngelet tregu me rritjen më të madhe në botë, ndërsa SHBA-ja dhe Kina janë vendet që gjenerojnë më shumë të ardhura. (PCWorld Albanian)