Facebooku “përkujton” gjyqtaren e vrarë sot

Tiranë | 31 Gus 2017 | 21:19 | Nga

Rrjeti social “Facebook” ka kujtuar përmes një citimi, gjyqtaren e ndjerë Fildes Hafizi, e cila u vra barbarisht sot në mes të Tiranës nga ish-bashkëshorti i saj.

“Në kujtim të Fil Des. Ne shpresojmë që njerëzit që e kanë dashur Fil të gjejnë ngushëllim kur të vizitojnë profilin e saj për të kujtuar dhe festuar jetën e saj”, shkruhet në citimin e “Facebook”.

Rrjeti gjigant i Mark Zuckerberg ka krijuar disa opsione ku përdoruesi ka të drejtë edhe të vendosë se çfarë do të ndodhë me llogarinë e tij pas vdekjes dhe madje të ketë edhe një kontakt të dytë që mund ta përdorë.

Reagimet për 39-vjeçaren e ndjerë, nënë e dy fëmijëve, kanë qenë të shumta nga miq, kolegë e politikanë të ndryshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme