Facebooku pritet të njoftojë këtë javë nëse do ta rikthejë në platformë Trumpin

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Facebook pritet të njoftojë këtë nëse do ta lejojë Donald Trumpin të kthehet në platformë pasi e ka ndaluar tash e një muaj.

Vendimi do të merret nga Bordi Mbikëqyrës i Facebook, një grup prej 20 anëtarësh të cilët variojnë nga aktivistë humanitarë dhe ekspertë fetarë deri te avokatë dhe një ish-kryeministër. Bordi, i cili filloi në fund të vitit 2020, ka për qëllim të funksionojë si një krah i pavarur i platformës sociale.

Debati mbi llogarinë e ish-presidentit amerikan ka grumbulluar rekord 9.000 komente përpara vendimit, i cili mund të shpallet këtë javë, raporton Guardian.

Trump u ndalua të përdor Facebookun më 7 janar pas inkurajimit të mbështetësve të tij për një kryengritje në Capitol të SHBA-së një ditë më parë, por ai kishte përdorur për vite me radhë llogarinë e tij në Facebook për të ndarë informata të gabuara dhe retorikë të dhunshme me miliona ndjekës të tij.

Qindra avokatë të të drejtave civile paraqitën komente përpara vendimit duke thënë se rikthimi i llogarisë së Trump do të lejojë përsëri që këto probleme të lulëzojnë në këtë platformë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme