Trumpi i gatshëm t’ju vendosë taksë të gjitha importeve nga Kina

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 18:21 | Nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i gatshëm të intensifikojë luftën tregtare me Kinën, duke vendosur taksa në të gjitha importet që vijnë nga Kina, produkte këto në vlerë prej 500 miliardë dollarë.

“Jam i gatshëm të shkojë tek 500” ka thënë Trump në një intervistë në CNBC.

Komentet e tij vijnë para se masat e reja për tarifa kundrejt Kinës të hyjnë në fuqi.

Javën që shkoi Washington ka listuar produkte të Kinës në vlerë prej 200 miliardë dollarë, për të cilat do të vendosë taksa importi duke filluar nga shtatori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme