Fadil Nura është betuar sot në Kuvendin e Kosovës për ta marrë pozitën e deputetit në kuadër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Nura bëhet deputet pas dorëheqjes së Kadri Veselit, kryetarit të PDK-së.
Veseli pas shkuarjes në Hagë dha dorëheqje nga të gjitha pozita në institucione.