Vendi i radhës që vizituan ishte Kllodernica dhe lagja Hasani në Prekaz, ku kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt bashkë me gjeneralin Sami Lushtaku ku shpalosën programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Nura theksoi se besimi në Partinë Demokratike të Kosovës sa vjen e rritet, ndërsa fitorja e 17 tetorit do të jetë e pashmangshme dhe fituesi do të jemi ne dhe qytetarët e Skenderajt.
Postimi i plotë:
Besimi në Partinë Demokratime të Kosovës sa vjen e rritet, ndërsa fitorja e 17 tetorit do të jetë pashmangshme dhe atë ditë nuk do të ketë humbës, por vetëm fitues. Në Kllodernicë, Lagjen Kushutani të Vajnikut dhe Lagjen Hasani në Prekaz, bashkë me gjeneralin Lushtaku, kemi takuar banorët para të cilëve kemi shpalosur programin tonë me te cilin do të udhëheqim Skenderajt drejt zhvillimit e prosperitetit, ku qytatarët dhe interesat e tyre do të jenë gjithmonë në krye të agjendës sonë. Mijëra falënderime për të gjithë qytetarët besnikë dhe simpatizantët e PDK-së, për këtë rrugëtim të përbashkët, në fund të së cilit do të ketë vetëm suksese të reja! #PDKNUKTHYHET #FADILNURA177 #MESAMILUSHTAKUN