Përkundër ndryshimeve të çmimeve në shumë sektorë, çmimet këtë vit do të jenë të njëjta në hotelet e “Fafa Hotels & Resorts” në Durrës. Kjo e fundit, në bashkëpunim me agjencinë turistike, “Sharr Travel”, kanë sjellë çmimet e volitshme për pushimet verore për vitin 2024, raporton Ekonomia Online.
Fatos Cerenishti, pronar i “Fafa Hotels & Resorts”, tha se çmimet do të jenë sikur të vitit të kaluar, veçse shërbimet e reja janë shtuar.
“‘Blue Fafa Resort’, Hotelet kanë shpëtuar nga pandemia e vitit 2020 sepse ishte shumë e vështirë të mbërrinim ku kemi mbërritur, kjo lloj industrie e zhvillimit ekonomik të marr vëmendje qe kjo të ecë para. Sa i përket çmimeve dihet se janë rritur kostot pra do ngelim me të njëjtat çmime sikur në vitin 2023. Pjesa e vitit 2024 shërbimi me shumë trajnime, argëtimi i fëmijëve me risi e kështu më radhë”, u shpreh Cerenishti.
E pronari i kompanisë turistike, “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, tha se përgatitjet për sezonin e ri turistik kanë filluar me kohë dhe se shërbimet në “Fafa Resort”, kanë përmirësime nga viti në vit. Për këtë, Kurtishaj ftoi qytetarët që t’i shfrytëzojnë këto oferta që i sjell “Sharr Travel” në bashkëpunim me resorte të ndryshme.
“Mrekulli në brigjet e Durrësit, bendet po rezervohen nga të huaj, ‘Sharr Travel” është e pamundur të gjesh në vende te rajonit me këto kapacitete ambiente në brigjet e Durrësit. ‘Fafa Resort’ liron edhe 150 dhoma të reja risi për klientët e ‘Sharr Travel’. Jemi shumë të përgatitur dhe shërbimet në ‘Fafa Resort’ kanë përmirësime nga viti në vit, kështu që po presim qe shqiptaret e Kosovës në anën tjetër ftoj diasporën për të udhëtuar me ‘Sharr Travel’ dhe vendet tjera nuk e kanë komoditetin në ushqim e shërbim, pusho shqip fushata që në shkurt për promovimin e turizmit shqiptar dhe nga atë slogan po e përdorim me kuptimin e plotë të fjalës se nuk ka më mirë se sa të komunikosh në gjuhën amtare”, u shpreh Kurtishaj.