Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, duke komentuar takimin e paralajmëruar të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel këto ditë, tha se pret që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe të dy palët t’i kthehen dialogut.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se në ditët e ardhshme pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
“Është gjithmonë e rëndësishme që të bëhet gjithçka në fuqinë tonë për të de-përshkallëzuar tensionet, që të mos ketë përshkallëzime të mëtejshme dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinë, dhe kjo do të thotë vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha ajo në një konferencë për media në kuadër të forumit të 12-të të strategjisë së BE-së për rajonin e Danubit në Bërdo pranë Kranjit.