Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila është raportuese për Kosovën për liberalizim të vizave në Parlamentin Evropiann pret që Qeveria të formohet sa më shpejtë, duke përmendur sfidat që ka përpara Kosova.
Fajon ka thënë për Arbresh.info se Kosova nuk ka kohë për të humbur.
“Përveç forcimit të institucioneve dhe demokracisë dhe shtetit të së drejtës në përgjithësi, sfida të shumta janë përpara Kosovës në rrugën e saj të trazuar drejt BE-së,” shprehet Fajon.
Si raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën thekson se mundësimi i regjimit pa viza është me rëndësi të madhe.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë të drejtën për të udhëtuar lirshëm dhe është absolutisht e turpshme që në vitin 2017 ata mund të udhëtojnë vetëm në disa vende të rajonit.”
Ajo i bënë thirrje autoriteteve të reja që të arrijnë një marrëveshje për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit pa vonesa të mëtejshme.
Gjëja tjetër e rëndësishme, në duart e qeverisë së ardhshme të Kosovës, ajo thotë se është Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pasi sipas saj pa një përparim në këtë fushë, pothuajse asnjë përparim i vërtetë në fusha të tjera nuk është i mundur.
“E gjithë kjo shprehet në rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, e cila do të votohet nesër.