Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se do t’i përcjellë nga afër zhvillimet në Parlamentin e Kosovës dhe me vëmendje do të përcjell gjithçka që pritet të ndodhë sot.
“Nuk është e lehtë, por disa gjëra thjesht duhet bërë. Për interesin e qytetarëve të Kosovës. Do t’i përcjellë nga afër zhvillimet në Parlamentin e Kosovës dhe do të japë përkrahjen time për ta mbështetur Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Po i mbaj gishtat e kryqëzuar”, ka shkruar në Twitter Fajon.
Sot, me fillim në orën 16 pritet të votohet pro ose kundër Demarkacionit.
Demarkacioni është një nga dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.