Tanja Fajon, Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, është takuar me Komisionerin për Migrim dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Europian, Dimitris Avramopoulos.
Në këtë takim është biseduar edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Takim me komisionerin Avramopoulos sot. Ne kemi bashkëpunim të frytshëm në shumë çështje të brendshme të BE-së si dhe në përpjekjet e përbashkëta për ta hequr regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Fajon në profilin e saj në Twitter.