Fajon – Vuçiqit: Serbia ndër kandidatet më serioze për BE

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se Parlamenti Evropian është i përkushtuar për zgjerimin e BE-së dhe se sipas saj, Serbia është ndër kandidatet më serioze.

Gjatë një takimi që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ajo ka përgëzuar vendin e këtij të fundit  për sukseset ekonomike dhe falënderoi për mundësinë që Parlamenti Evropian të ndërmjetësojë dialogun midis autoriteteve dhe opozitës.

Fajon shprehu shqetësimin për lirinë e mediave, por e uroi kreun e shtetit serb për zhvillimin e një strategjie mediatike.

Nga ana e tij, Vuçiq e uroi Fajon për zgjedhjen e saj si kryetare e  Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Serbi.

Ai vlerësoi pozitivisht marrëveshjen e drejtuesve të vendeve anëtare për mbajtësit e pozitave më të rëndësishme në BE dhe shprehu shpresë se institucionet e BE-së, si dhe në përbërjen e re, do të vazhdojnë të mbështesin politikën e zgjerimit dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Vuçiq theksoi se Serbia mirëpret zgjedhjen e Vladimir Bilcik në postin e raportuesit të ri të Parlamentit Evropain për Serbinë, me mirënjohje paraardhësit të tij, David McAllister, për kontributin dhe mbështetjen e tij aktive në integrimin evropian të Serbisë.

” Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe bashkëpunimi rajonal, forcimi i marrëdhënieve me fqinjët dhe politika e pajtimit të vazhdueshëm janë përparësitë tona të politikës së jashtme, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia i kushton një rëndësi të madhe procesit të Berlinit, rëndësia e të cilit reflektohet në mbështetjen e integrimit evropian Të Ballkanit Perëndimor përmes projekteve dhe masave konkrete”. , transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme