Hashtag-u, parimi dominant i organizimit të Twitter dhe mediave të tjera sociale, mund të duket sikur ka qenë gjithmonë këtu, por kjo nuk është e vërtetë. Sot hashtag ka ditëlindjen e tij të 10-të, pra le të shikojmë se si ka filluar dhe si është rritur.
Ai nuk u nis nga themeluesit
Hashtag’s nuk ishin kurrë pjesë fillestare e Twitter, i cili u themelua në Mars të vitit 2006. ‘’Emri i tij ishte ‘’Status’’ për një kohë. Në fakt nuk kishte emër. Ne po provonim t’a emëronim atë, dhe telefoni ishte një aspekt i madh i produktit herët’’, bashkëthemeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv Jack Dorsey i tha the L.A. Times. ‘’Neve na pëlqente aspekti SMS, dhe se si ju mund të dërgonit dhe të pranonit nga gjithkund’’.
Hashtag i parë ishte shumë praktik
Chris Messina, një ish zhvillues i Google dhe Uber, doli me #barcamp për të menaxhuar bisedat gjatë konferencës së teknologjisë BarCamp.
Themeluesit e Twitter nuk mendonin se hashtag do bëhej i famshëm
Messina kujtoi në një postim në Quora se themeluesi i Twitter Evan Williams dikur i tha atij se hashtags ishin shumë të marrë për të arritur sukses.
Por nuk tregon shenja të ngadalësimit
Në mesatare 125 milion hashtags postohen në Twitter çdo ditë. Hashtagu më i postuar në vitin 2007 u përdor rreth 9,000 herë. Hashtagu më i famshëm në vitin 2017 u përdor më shumë se 300 milion herë, deri më tani.
Disa nga hashtagët tuaj më të preferuar janë më të vjetrit
Hashtagu i parë #Followfriday u postua më 16 Janar 2009, dhe ka pasur më shumë se gjysmë miliardi raste të #FF ose #followfriday që nga atëherë. I pari #NowPlaying u postua në vitin 2007 dhe që nga atëherë është përdorur më shumë se një miliardë herë.
Postimet më të mira të markës kanë jetëgjatësinë më të madhe
‘’Ajo që mendoni se mund të jetë vetëm një hashtag i fushatës, ju duhet të mendoni, çfarë nëse kjo zhvillohet dhe bëhet më shumë se sa mendojmë se është? Drejtori i strategjisë globale së Twitter Alex Josephson i tha Entrepreneur. ‘’Çfarë nëse bëhet një franshizë vjetore? Ju duhet të projektoni gjuhën e hashtagut që të jetë një e cila mund të jetojë në përjetësi edhe nëse nuk jeni të sigurtë se ku do të shkojë’’. Dy fushatat e markës të cilat ai i citoi të cilat kishin atë efekt ishin #tweetfromtheseat e Charmin’s dhe Black Friday e REI #optoutoutside.
Ngjarjet më të postuara mund të ju befasojnë
‘’Shumë njerëz mendojnë se ngjarjet e çmimeve nuk janë postuar shumë, por pesë nga hashtag’s më të mëdhenj të 10 viteve të kaluara ishin nga admiruesit duke postuar përderisa shikonin ato shfaqje. Këta pesë hashtag’s #MTVHottest, #MTVStars, #KCA, #iHeartAwards, #BestFanArmy, për dy garat MTV në Mbretërinë e Bashkuar, the Kids Choice Awards dhe iHeart Radio Music Awards, u përdorën më shumë se 3 miliardë herë.
Por shfaqja dhe filmi më i postuar nuk do ju befasojë
Hashtag më i postuar i të gjitha kohërave për shfaqje televizive është #TheWalkingDead dhe për film është #StarWars.