Në mendjen e njeriut gjatë 24 orëve kalojnë nga 12 mijë deri në 50 mijë mendime. Mendja është aq komplekse e në të njëjtën kohë aq e mahnitshme. Janë disa fakte interesante psikologjike – që do ju bëjë të njihni veten më mirë.
Refuzimi të duket si dhimbje fizike
Neuroshkencëtarët kanë gjetur që refuzimi nga ndonjë person, është i barabartë me dhimbje fizike. Sipas tyre, në të dy situatat, pra kur keni dhimbje fizike dhe emocionale lirohet një kemikal i njëjtë.
Gjërat për të cilat shqetësoheni nuk ndodhin
Studimet tregojnë që mendimet negative që vijnë në mendje, për ndonjë ngjarje që mund të ndodhë, zakonisht asnjëherë nuk materializohen. Ky studim ka të bëjë për ndodhitë që mund të shkaktojnë ndonjë incidient, psh: nëse mendoni tërë kohës që keni harruar hekurin në prizë.
Sa më i lumtur që je aq më pak keni nevojë për gjumë
Lumturia është e lidhur me dëshirën për të qenë zgjuar dhe nuk iu nevojiten shumë orë gjumë. Sa më i palumtur që jeni, trupi ka nevojë për më shumë gjumë.
Njerëzit bëhen më të sinqertë kur janë të lodhur
Kur je fizikisht i lodhur, nuk i zgjedh fjalët. Kjo është shumë normale dhe e shpjegon atë se pse njerëzit janë më të hapur gjatë bisedave natën vonë.
Kur ju blini gjëra të tjerëve, jeni më të lumtur
Shpenzimi i parave për t’i blerë të afërmve dhurata, ndikon drejtpërdrejtë në lumturinë tuaj.
Njerëzit më të stresuar janë nga mosha 18 deri 33 vjet
Personat e moshave 18 dhe 33 vjeç janë më të stresuar se sa të tjerët. Niveli i stresit ulet kur arrihet kjo moshë, shkruan familjajone.com. Gjithashtu, gratë janë më të stresuara se burrat.
Gënjeshtarët i njohin gënjeshtarët
Psikologët thonë që kur dikush është gënjeshtar, mund ta dallojë shumë lehtë një person tjetër që gënjen.
Ju duhen katër minuta për të kuptuar nëse ju pëlqen një person
Duhen 90 sekonda deri në katër minuta për të vendosur nëse jeni i/e tërhequr nga dikush. Kjo kuptohet nga gjuha e trupit dhe zërit