Fakte shkencore për miqësinë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 19:33 | Nga

“Kushdo që ka një mik, ka një thesar” – kjo frazë mund të jetë shumë më e vërtetë se sa që e mendoni. Në të studiuarit e lidhjeve miqësore, shkencëtarët kanë zbuluar fakte shokuese, rreth mënyrës se si i përjetojmë lidhjet emocionale me miqtë dhe se si që kur jemi nëntë muajsh arrijmë ta kuptojmë konceptin e miqësisë.

Për nder të miqësive të bukura, Huffington Post ka realizuar listën e 10 fakteve të vërteta që s’i keni ditur rreth miqësisë. Ja se çfarë ka për të thënë shkenca për miqësinë.

Burrat dhe gratë s’mund të jenë miq

Mendoni se keni një mik të ngushtë të seksit të kundërt? Pasi që ta lexoni këtë do ta rimendoni. Një studim i bërë nga Universiteti i Wisconsin në Amerikë, thotë se miqësia në mes një burri dhe një gruaje është një fenomen përrallash, për shkak se është e pamundur që të tejkalohen momentet e joshjes dhe tensionit seksual.

Shkencëtarët kanë studiuar 88 çifte të miqve me gjini të kundërta dhe kanë konkluduar se burrat ishin më të tërhequr fizikisht dhe seksualisht nga shoqet e tyre femra.

Kafshët kanë miq po ashtu

Plot video në You Tube ku ju mund të shihni kafshët tek luajnë me njëra tjetrën edhe pse u takojnë specieve të ndryshme, nuk përputhen me kriterin e shkencëtarëve për miqësi siç është për shembull sakrifica për njëri tjetrin dhe ndarja e momenteve të dhimbshme. Mirëpo, disa specie si shimpanzetë, babunet, kuajt, hienat, elefantët e delfinët, mund të krijojnë miqësi të përjetshme edhe me një specie tjetër nga ata.

Jemi të ndjeshëm karshi miqve tanë

Aftësia për të futur veten në këpucën e tjetrit është një karakteristikë njerëzore, mirëpo me miqtë tanë, kjo aftësi kalon në një tjetër nivel. Një grup studiuesish në Universitetin e Virgjinias ka studiuar 22 njerëz të ndryshëm të cilët ishin nën kërcënimin e marrjes së një shoku të vogël elektrik për veten, një mik apo një të huaj.

Shkencëtarët kanë zbuluar se aktiviteti i trurit së një personi në rrezik, krahasuar me aktivitetin e trurit kur një mik e kemi në rrezik, është esencialisht i njëjtë. “Kjo ndodh për shkak se miqtë bëhen pjesë e jona”, ka thënë James Coan, psikologu dhe drejtuesi i këtij studimi.

Jemi xhelozë me miqtë

Nëse dikush ju konsideron si shok të ngushtë, ju ndjeheni njëlloj apo jo? Një grup psikologësh nga Universiteti i Pensilvanisë, i ka studiuar lidhjet miqësore dhe ka arritu në përfundim se njerëzit i vlerësojnë më shumë miqtë që i konsiderojnë ata shumë të vlefshëm. Njerëzit janë qenie xheloze dhe mënyra se si na trajton shoku ynë ka shumë rëndësi për ne. Njerëzit presin që të marrin nga shoku i tyre po aq sa japin.

Shoqëria është e garantuar kur…

Të dish se çka e irriton mikun tuaj mund ta bëjë një lidhje më stabile dhe më pak të frustruar. Sipas mjekut Charity Feiesen nga Universiteti i Kanadasë, të diturit se çka e bën nervoz mikun tuaj dhe se çka i pëlqen atij, e mban një lidhje miqësore stabile dhe të fortë.

Burrat dhe gratë e perceptojnë ndryshe shoqërinë

Miqësitë janë shumë të rëndësishme, e sidomos për femrat. Për burrat, sipas një studimi të kryer në vitin 2012 nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik në Londrës, lidhjet familjare janë më të rëndësishme.

Shkencëtarët kanë kryer studimin me 6500 burra të lindur në vitin 1958 dhe kanë konkluduar se martesa është më e mirë për shëndetin mental të burrit dhe i përforcon lidhjet familjare. Mirëpo, e kundërta ishte te femrat, ato e konsiderojnë miqësinë shumë të rëndësishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme