Faktori që rrit me 50% mundësinë për t’u infektuar më fort me Covid-19

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Infektimi nga Covid-19 mund të jetë më i fortë nëse jeton në një qytet me ajër të ndotur.

Ky është rezultati i një studimi nga Instituti Botëror i Shëndetit në Barcelonë, i botuar në Environmental Health Perspectives.

Një nga shkencëtarët, Dr.Manolis Kogevina, analizoi të dhënat e 10 mijë personave në Spanjë, duke grumbulluar informacione nga rastet e konfirmuara me Covid-19, por edhe tek ata njerëz që ishin infektuar por nuk kishin shfaqur simptoma.

Shkencëtarët zbuluan se personat që jetonin në zona me nivele të larta të PM2.5 dhe dioksidit të azotit (NO2) kishin 50 për qind më shumë mundësi për t’u infektuar më fort me Covid-19.

PM2.5 dhe NO2, të prodhuara nga lëndët djegëse, janë lidhur më herët si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

Tani, ky grup shkencëtarësh mendon se ka prova të forta që lidhin ndotjen e ajrit me forcën e infektimit me Covid-19 tek disa persona.

Mësohet se ata vrojtuan më në detaje të dhënat e 9.605 qytetarëve në Katalonjë, ku zbuluan 481 raste të konfirmuara me Covid-19.

Më pas, ata e kombinuan këtë informacion me të dhënat për nivelin e ndotjes në zonat ku banojnë, ndërsa kuptuan se ndotja nuk rrit mundësinë e infektimit me koronavirus, por ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotësve rrit ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit.

Për 481 rastet e konfirmuara me Covid-19, ata që kishin jetuar në zona me nivele të larta të PM2.5 dhe NO2, për t’u shëruar nga virusi ishin shtruar në spital ose kishin përfunduar në kujdesin intensiv.

Shkencëtarët sqaruan se këto të dhëna lidhen me personat mbi 60 vjeç.

Ata thanë se rezultati u mbështet tek mostrat e marra të gjakut ku dhe arritën të kuptonin se njerëzit që jetonin në zona të ndotura kishin nivele më të larta të antitrupave, sipas tyre, kjo e dhënë nënkuptonte se ata kishin kaluar një virus më të fortë se personat e tjerë që kishin jetur në zona më pak të ndotura.

“Studimi ynë ofron prova të forta për lidhjen mes ndotjes së ajrit dhe Covid-19, ndërsa rezultatet pasqyrojnë gjetje të ngjashme me viruset e tjera respiratore”, tha Dr.Kogevina.

Të ngjashme