Kosova nuk ka peshëngritës që do të pretendojë medalje në Kampionatin Evropian për juniorë dhe për garuesit deri 23-vjet, që do të mbahet në tetor të këtij viti.
Por organizatori i Evropianit duhet të ofrojë mundësi të barabartë për peshëngritësit e Kosovës si për të gjithë peshëngritësit e vendeve të tjera, shkruan Koha Ditore.
Spanja nuk e ka bërë këtë dhe për këtë e ka humbur të drejtën e organizimit të evropianit.
Evropiani është dashur të mbahet në La Coruna prej 24 deri më 31 tetor, ndërsa tani pritet të mbahet në Poloni.