Fakulteti i Edukimit dhe Bit Kosova nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit sot në lokalet e FE–UP.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Bit Kosova do të mbështes implementim e platformës së mësimit online në procesin e mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit, duke përfshirë konfigurimin e platformës së mësimit online për FE-UP me të gjitha modulet e nevojshme për procesin e mësimdhënies si dhe ngritjen profesionale të mësimdhënësve të FE-UP-së për shfrytëzimin e platformës së mësimit online.
Trajnimi i mësimdhënësve të FE-UP planifikohet të realizohet gjatë muajit korrik për të filluar me pilotimin e platformës së mësimit online nga muaji tetor me fillimin e vitit të ri akademik.
“Zbatimi i platformës online do të përmirësojë cilësinë e procesit të mësimdhënies dhe nxënies duke ofruar fleksibilitet dhe qasje në materiale dhe burime tjera mësimore për studentët”, thuhet në njoftimin për media të Fakultetit të Edukimit të UP-së.