Falcao dënohet me 16 muaj burg dhe 9 milionë euro gjobë për shmangie të tatimit

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 09:06 | Nga

Një gjykatë spanjolle e ka shpallur fjator Radamel Falcaon për mashtrim tatimor dhe si pasojë e ka dënuar me 16 muaj burg dhe nëntë milionë euro gjobë.

Sipas ligjeve në Spanjë, burgu është i obligueshëm vetëm nëse individi është dënuar me dy apo më shumë vite, prandaj edhe dënimi me burg për Falcaon është suspenduar dhe ai nuk do të kalojë kohë parapa grilave, transmeton Gazeta Express.

Falcao u dënua për kryerjen e dy krimeve; deklarata të rreme të të ardhurave dhe mashtrim me të drejtat e imazhin gjatë kohës së tij në Atletico Madrid.

Disa lojtarë të tjerë janë akuzuar për krime të ngjashëm në vitet e fundit, përfshirë Xabi Alonson, Angel Di Maria, Ricardo Carvalho, Luka Modric dhe Marcelo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme