Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, kohët e fundit është komentuar mjaft shumë në mediat rozë sa i përket jetës së tij private.
Fero dyshohet së ka ushtruar dhunë ndaj modeles Arbenita Ismajli ku i njejti u arrestua menjëherë dhe iu caktua masa e parabugimit prej 30 ditësh.
Pas lirimit nga burgu, Fero ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij me paraqitjen e tij në rrjetet sociale ku është shfaqur duke dëgjuar këngë Ilahi në makinë.
Së fundmi, reperi përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se ka hequr dorë nga muzika dhe i është përkushtuar familjes dhe fesë.
Ndër të tjera, reperi është shprehur i penduar për çdo këngë që ka kënduar dhe çdo tekst që ka shkru dhe ka zbuluar se tani i është rikthyer fesë dhe i falë pesë vakte.
“Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time. Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar. Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall”, ka shkruar ai ndër të tjera.