“Falimentimi i Barcelonës”, kontrata marramendëse e Messit ka vlerë prej 555 milionë eurosh

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka një kontratë të frikshme të nënshkruar me Barcelonën vite më parë, ku fitimet janë vërtetë marramendëse.

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për borxhet e mëdha të klubeve, ku njëra nga ato padyshim se ishte edhe Barcelona.

Njëra nga arsyet e borxheve të mëdha të klubit nga Camp Nou është edhe pagesa e madhe për kapitenin e skuadrës, Messi.

Sipas gazetës El Mundo, kontrata aktuale e Messit me Barcelonën ka një vlerë totale prej 555 milionë eurosh.

Messi nënshkroi marrëveshjen në vitin 2017 dhe përfshinte një bonus prej 15.2 milionë eurosh vetëm për pranimin e kontratës dhe një pagesë tjetër prej 78 milionë eurosh për “besnikërinë” ndaj klubit.

Si shtesë, Messi ka kontratë katërvjeçare prej 138 milionë eurosh në sezon, kontratë e cila ka përfshirë bonuse pavarësisht dështimeve të Barcës në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme