Në xhaminë e lagjes Arbëria të Gjilanit familja Halimi dhe familja Rama kanë falur gjakun njëra-tjetrës.
Mirëpo, pak para se t’i zgjasnin duart dy familjet, njëri prej personave është emocionuar dhe të njëjtit i është keqësuar gjendja, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, për këto dy familje ishin në gjak për shkak të një therjeje që ka ndodhur 4 vite më parë, kur shoku e ka therë me thikë shokun e tij, i cili vdiq si pasojë e plagëve.