Gjatë ditës së djeshme, policia ka marrë një pyetje një person nga fshati Grabovc të Fushës Kosovës, i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve.
Sipas raportit të policisë, njësitet policore në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata ka kontrolluar shtëpinë pronë të të dyshuarit mashkull, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar disa dokumentacione bullgare, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Njësitë policore në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë kontrolluar shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku gjatë kontrollit në janë gjetur dhe konfiskuar disa dokumentacione bullgare të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.