Falsifikimi i rezultatit zgjedhor, 14 persona intervistohen në Kllokot

Prishtinë | 07 Shk 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

14 persona, disa kryesues e disa anëtar të komisioneve numërues në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) janë intervistuar, nën dyshimin për falsifikim me të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.

Policia në raportin 24 orësh e bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të gjithë janë liruar.

“Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme