Falsifikuan dokumente, Gjykata e Prizrenit dënohen katër të akuzuar

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Refki Piraj) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve M.H., F.Xh., B.A., dhe D.M.

“Të akuzuarit M.H., dhe D.M., (me të bashkë akuzuarit D.G., A.R., M.B., D.M., dhe E.Xh.,) që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, përpilojnë dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumenteve në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe D.G.,) të cilën kërkesë të akuzuarit e përcjellin tek të bashkë akuzuarit (M.B., E.Xh.,) dhe D.M., dhe këta të fundit i falsifikojnë dokumente në fjalë secili duke kryer rolin e tij dhe duke i pajisur aplikuesit/qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria me diploma false të shkollave të mesme në kundërvlerë të pagesave prej 1,300.oo deri në 2,000.oo euro për diplomë, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, dokumentet i dorëzohen fillimisht (të akuzuarit A.R.), e ky i dorëzon të akuzuarve M.H., (dhe D.G.), e të cilat dokumente nga këta të akuzuarit i ‘u dorëzohen personave të cilat kanë qenë të interesuar për sigurimin e dokumenteve në fjalë, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesa shkollore të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme