Familja Dehari e VV-ja të pakënaqur vetëm me superekspertizë, kërkojnë hetim ndërkombëtar

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 08:17 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur pakënaqësi rreth mënyrës se si po tenton Prokuroria e Shtetit që të dërgojë në Lausanne të Zvicrës kryerjen e superekspertizës rreth vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, afro dy vjet më parë në Burgun e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Ka thënë se familja Dehari ka kërkuar hetim të plotë, e jo vetëm ekspertizë “me dokumentacionet që tanimë janë nxjerrë nga hetimet e organeve vendore”.

Këtë reagim VV-ja e ka bërë dy ditë pas publikimit të lajmit nga KTV-ja se “Prokuroria e Shtetit po përgatit dokumentacionin e nevojshëm për ta dërguar për superkespertizë në Zvicër konform Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila vitin e kaluar ka kërkuar nxjerrjen e një ekspertize nga çdo vend i BE-së ose SHBA-së rreth rastit ‘Dehari’”.

Lidhur me këtë çështje VV-ja ka thirrur të premten një konferencë për media. Anëtari i saj, njëherësh deputeti Sami Kurteshi, ka thënë se familja Dehari ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare me shkrim nga Prokuroria e Shtetit ose Ministria e Drejtësisë në lidhje me rastin e djalit të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme