Familja e Astrit Deharit: Raporti i Ekspertizës e thotë se djali ynë është vrarë

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familja e Astrit Deharit sot ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ku shfaqen dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes së Astritit në Burgun e Prizrenit.

Babi i Astrit, Avni Dehari, ka thënë para mediave se përgjegjës për vrasjen e djalit të tyre janë institucionet përgjegjëse.

”Ende nuk e kemi lexuar raportin por sipas konkluzioneve na është thënë se është vrasje. Në rastin e Astrit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës përpos Prokurorit Sylë Hoxha dhe ministres së atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha janë edhe shumë të tjerë”, ka thënë Avni Dehari.

Avokati Tomë Gashi tha se raporti e konstaton se Astrit Dehari është vrarë.

“Raporti është më shumë se 60 faqe, në faqen e fundit kushdo që ka nevojë mund ta fotografojë konstatimi deklaron se është e pabesueshme që Astriti ka kryer vetëvrasje.  Hetime të pavarura nënkupton që të mos jenë të ndikuara”, tha ai.

“Astrtit Dehari përfundimisht është vrarë nuk është dashur kurrë t’i ndodh një djali të ri se kur e ka marr vesh që do të bëhet baba, ka pas vullnet për jetën t’ia shuajnë jetën në moshën 26 vjeçare, veç ata që nuk kanë shpirt vrasin djem të rinj ka qenë për mua rasti më i rëndë për mua, përfaqësimi i Astrit më i rëndi në karrierën time”, tha ai.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/instituti-zviceran-rekomandon-hetim-te-ri-per-rastin-dehari/

Të ngjashme