Familja Avicii falënderoi fansat për mbështetjen që i dhanë pas ndarjes nga jeta të Dj-it, javën e kaluar.
Trupi i pajetë i yllit suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, u gjet në një hotel në Muscat, në Oman.
Familja e tij falenderuan fansat dhe muzikantët e tjerë për nderimet që bënë, ku përfshihen edhe këmbanat e kishës të cilët “luajtën muzikën e tij” si dhe nderimet që iu bënë në Coachella.
Policia e Omanit ka deklaruar se nuk kanë dyshime për shkaqet e vdekjes së 28 vjeçarit.
Deklarata e plotë e plotë e familjes shkruan:”Faleminderit për të gjitha iniciativat e ndërmarra për të nderuar Tim, me tubime publike, këmbana kishash të cilat luajtën muzikën e tij, nderimet në Coachella dhe minutat e heshtjeve në mbarë botën.”
“Ne ju jemi mirënjohës për ruajtjen e privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Dëshira jonë është që të vazhdojë kështu.”