Publikohet certifikata e vdekjes së Avicit, zbulohet një detaj

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 18:09 | Nga

Dj Avici ka humbur jetën disa muaj më parë ndërkohë që la gjurmë në muzikë falë këngëve dhe bashkëpunimeve me këngëtarët me famë botërore.

Së fundmi është zbuluar çertifikata e tij e vdekjes, në të cilën ka një fakt interesant pasi i referohet kalendarit islamik “HIXHRI”, kjo për shkak se ka vdekur në Oman.

Sipas dokumentit të siguruar nga TMZ, data e vdekjes është regjistruar 8 prill. Religjioni i tij është shkruar “I krishterë” ashtu siç është në të vërtetë dhe me kombësi suedeze.

Kjo certifikatë është lëshuar gjithashtu edhe në kalendarin gregorian në të cilin thuhet se Avici ka vdekur më 20 prill 2018.

Ndërkohë në certifikatë thuhet se shkaku i vdekjes është hemoragjia e tepërt e cila nuk është kontrolluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme