Familja e këngëtares po shijon pushimet në Shqipëri.
Dukagjin Lipa, ka ndarë pamje nga momentet bashkë me kryeministrin Edi Rama
Në profilin e tij në Instagram ka postuar imazhe derisa ka shkruar se e ka bërë mik.
“Unë mendoj se kam bërë një mik Edi Rama, një njeri me sharmë të pastër”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotove.
Ndërkohë, e veçanta e fotografive është se në njërën nga to mund të shohim se Dua luan rolin e fotografes.
Ndryshe, Dua ditë më parë ka vizituar edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.