Në familjen e policit të vrarë në veri, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime, raporton Ekonomia Online.
Familjarët e zyrtarit policor Afrim Bunjaku kanë hapur të pamen. Pranë shtëpisë së policit të rënë në detyrë po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.
Polici i rënë në detyrë ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.