Familja Mbretërore ka falënderuar ata që udhëtuan në Windsor për martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle.
Mijëra njerëz një ditë më parë u rreshtuan në rrugë për të parë çiftin në ditën e tyre të madhe, ndërsa shumë më tepër e shihnin ceremoninë në televizion në të gjithë globin, njofton Klan Kosova.
Festimet e dasmave përfunduan me një darkë e karakterizuar me një veshje mbretërore në ngjyrë të zezë dhe fishekzjarre në Shtëpinë e Frogmore, pranë Kështjellës Windsor.
Dyqind miqtë dhe familjarët më të afërt të Meghan dhe Harryit morën pjesë në veprimtarinë e mbajtur nga Princi Charles.
Çifti nuk pritet të largohet menjëherë për muajin e mjaltit, duke zgjedhur në vend të kësaj të qëndrojë në Britani të Madhe përpara se të marrë një pushim.