Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia-Zogu, u bënë prindër për herë të parë disa ditë me parë.
Çifti mbretërorë mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan pas emrit të Mbretëreshës, Geralindë.
Familja Mbretërore Shqiptare kanë realizuar setin e parë fotografik, disa imazhe të të cilit i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook, Elia.
Princesha Elia teksa ka publikuar fotografitë ka treguar edhe për ndjesinë e të bërit prind si “një mrekulli nga Perëndia që ajo dhe Leka tashmë po e shijojnë”.