Familja Sylejamni mohon se shtëpia e tyre është rrethuar nga EULEX-i dhe Policia

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 12:08 | Nga

Raportimet se Policia e Kosovës dhe EULEX-i ka bastisuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, janë hedhur poshtë nga familja e këtij të fundit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, vëllai i Agronit, Driton Sylejamni, ka demantuar informacionet e plasuara në disa portale rreth bastisjes në pronën e tyre.

“Nuk është e vërtetë që është rrethuar shtëpia e Agron Sylejmanit. Ne jemi në Pejton (Prishtinë) dhe nuk ka kurrfar kontrollore. Nuk e di pse janë bërë këto shkrime. Unë jam në shtëpi dhe kërkush nuk është në shtëpi”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Agroni i cili tashmë është i vdekur akuzohej për vrasjen e aktivistit të LDK-së Imer Imeri në nëntor të vitit 1999.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme