Familjarët e Melisa Krasniqit, 13-vjeçarja nga Kaçaniku e zhdukur që nga dita e premte kanë bërë thirrje për ndihmë për gjetjen e vajzës së tyre.
Ata përmes një apeli të cilin e ka publikuar në Facebook edhe këngëtari Labinot Tahiri, më kërkesë të familjarëve kanë thënë se veprimet për gjetjen e saj po ecin ngadalë.
Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Fsh. Kaçanik i Vjetër, Kaçanik 17.03.2023-15:40. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur – viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.