E plotesuar
Në emër të shoqatës “Thirrjet e nënave”, Luljeta Sharani, ka kritikuar presidentin, Hashim Thaçi, se kurrë nuk diskutoi në Bruksel për çështjen e të pagjeturve.
“Përmes kësaj proteste i kujtoj Hashim Thaçit se ai kurrë nuk e hapi çështjen e të pagjeturve në bisedime me Serbinë. Prandaj, ne i themi atij sot, se ai nuk mund të flas më kurrë në emër të nënave, ai nuk mund të flas më kurrë në emër të familjarëve që kanë të vrarë të rrëmbyer e të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë nga kriminelët e Serbisë.
Sipas Sharanit, presidenti Thaçi e ka humbur rrugën në bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për interesa personale.
“Ne familjarët që kemi humbur më të dashurit tanë kundërshtojmë fuqishëm idenë e këtij Presidenti të çakorduar, që do të na imponojë interesat e Serbisë. Ne e pyesim Hashim Thaçin ku e merr ti giximin t’i zgjatësh dorën e pajtimit Vuçiqit, që nuk kërkoi kurrë falje.”
Deputeti me prejardhje nga Presheva: Do ta ndalim Hashimin
Deputeti me prejardhje nga Presheva, Liburn Aliu, thotë se do ta ndalin presidentin, Hashim Thaçi, në çështjen për ridefinimin e kufirit me Serbinë.
“Është Hashim Thaçi ai që pati rastin të fliste në Vjenë për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.”
“Është Hashim Thaqi ai që organizoi sulmin në veri, ku u vra Enver Zymberi, e për pasojë sot e kemi veriun më të ndarë.”
“Hashim Thaçi deshi ta bënte ‘Zajdenicën’ me negociatat në Bruksel, në kohën kur Presheva po zbrazej.”
Para protestuesve, ai tha se kërkojnë marrëveshje konkrete në mes të Thaçit dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës dhe jo vetëm premtime.
“A mund t’i besohet fjalës së këtij Hashimi.”
“Ne kemi kërkuar që të ketë një marrëveshje konkrete të qartë, dhe të nënshkruar mes Hashim Thaçit dhe përfaqësuesve të Preshevës e Bujanocit, të ketë dokument konkret, e jo premtime.”
“Me këtë njeri do ta kishim të garantuar edhe bosnjëzimin edhe ndarjen. Sikur ta lejonim ne, kjo mbase do të ndodhte po të mos ishin gjithë këta qytetarë këtu. Ne së bashku do ta ndalim Hashimin.”
Minatorët: Nuk jemi për trazira, por nuk kursehemi për të drejtat tona
Në emër të minatorëve të “Trepçës” para protestuesve ka folur, Isuf Boletini.
Ai thotë se nuk janë për trazira, derisa shton se nuk do të kursehen për të realizuar të drejtat e tyre, raporton EkonomiaOnline.
LEXO Edhe: Protestuesit tashmë kanë arritur para institucioneve qendrore
“Minatorët kanë ditur ta mbrojnë Kosovën, atëherë dhe dinë ta mbrojnë Kosovën. Edhe tash ne nuk jemi për trazira, duam një shtet ligjor e për të gjithë,” shprehet Boletini.
“Nuk do të kursehemi për të realizuar të drejtat tona. ‘Trepça’ është e jona, e popullit të Kosovës. Ajo është e ardhmja e zhvillimit të këtij vendi. Kjo që duan të bëjnë është krim. Ne nuk do të lejojmë të jetë derdhur kot gjaku i dëshmorëve”.