Familjarët e tetëvjeçarit të vrarë thyejnë derën dhe hyjnë me forcë në gjykatë (Video)

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Familjarët e tetëvjeçarit të vrarë në Fier kanë thyer derën e jashtme të gjykatës së këtij qyteti dhe kanë hyrë brenda, pavarësisht tentativës së policëve për t’i ndalur.

Ata kanë dashur të jenë të pranishëm në seancë në Gjykatën e Fierit, e parashikuar të niste në orën 10:30, ku sot pritet që të shqiptohet masa për Klodian Çalamanin që dyshohet se vrau tetëvjeçarin.

Report Tv sjell pamjet, teksa në një moment dëgjohet nëna e viktimës, Florida “Qen, ma masakrove djalin”.

Para gjykatës ka edhe familjarë të tjerë që debatojnë me policinë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të jenë të pranishëm në seancë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme