Zjarrfikësit dhe banorët po qëndrojnë në skenën e ndërtesave të dëmtuara nga sulmi raketor rus në Chuguev, Ukrainë, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin nisi mëngjesin e sotëm një operacion ushtarak me shpërthime të dëgjuara thuajse në të gjithë vendin.
Familjarët qajnë mbi trupin e njeriut të tyre mes rrënojave të një sulmi rakete në një lagje banimi në qytetin lindor të Ukrainës Chuguiv sot ndërsa vendi u zgjua nga një pushtim rus.
Pamjet e AFP tregojnë ndërtesën e bombarduar dhe zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë flakët ndërsa banorët janë të shokuar.
Presidenti rus Vladimir Putin nisi mëngjesin e sotëm një operacion ushtarak në Ukrainë me shpërthime të dëgjuara thuajse në të gjithë vendin.
Një këshilltar I presidentit tha se janë vrarë të paktën 40 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 10 civilë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës shkroi në Twitter se vendi i tij po përballej me “një sulm në shkallë të plotë nga drejtime të shumta”, por “vazhdon të mbrohet” nga pushtimi rus.