Familjari flet për tragjedinë në Ujz të Gjakovës: Fëmijët ishin në gjumë, shkaktari ishte rryma

| 08 Sht 2021 | 14:18 | Nga

Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë vdekur, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri që përfshiu shtëpinë në fshatin Ujz të Gjakovës.

Familjari i tyre, Bashkim Sadriaj, ka treguar që zjarri ka qenë shumë i madh dhe shumë shpejt e ka përfshirë pjesën e shtëpisë ku ndodheshin fëmijët.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit. Dikush prej familjarëve e ka parë tymin dhe nuk kemi pasë mo shans mu afru aty, pasi shtëpia u kaplua nga flakët. Rryma e ka shkaktuar tjetër çka s’ka pasë”.

“Fëmijët kanë qenë në gjumë, zjarri ka qenë shumë i madh”, ka treguar Sadriaj për Klan Kosova.

Të ngjashme