Një ngjarje e rëndë ndodhi të hënën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku dyshohet se Arsim Morina, pronar i furrës “Diellza”, ka vrarë ish-punëtoren e tij, Nexhmije Haradini, dhe më pas ka kryer vetëvrasje, raporton Ekonomia Online.
Familjari e viktimës, Rrahim Ajetin, kanë ka njoftuar se Haradini ishte 40 vjeçe dhe kishte punuar më herët me bashkëshortin e saj në këtë furrë pa pasur asnjë problem.
Ajeti ka thënë se rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe se dyshohet se shkaku i vrasjes mund të ketë qenë xhelozia, pasi Nexhmije Haradini kishte filluar të punonte diku tjetër. Siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, kjo është familjare jonë që ka vdekur sot, para disa kohësh ka qenë duke punuar pi tyre me gjithë bashkëshorti. Rrethanat nuk i dimë se si ka ardhur deri tek vrasja nuk i dimë, kërkojë mirëkuptimin tuaj që familjarët mos ti shqetësojë. Është mosha e 40-ta, ka qenë grua shembullore, kanë punuar me bashshortin më herët dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër” –