Fanella e Jordan Hendersonit shitet më së shpejti te Ajax-i

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Gjatë natës së mbrëmshme, Jordan Henderson nënshkroi për skuadrën e Ajaxit.

Henderson ka nënshkruar kontratë me holandezët deri në qershor të vitit 2026.

Mesfushori anglez rikthehet në Evropë, pas një aventure të shkurtë në futbollin arab tek Al-Ettifaq, me të cilët shkëputi kontratën.

Pasi nënshkroi me gjigantin holandez, Henderson tha se ai dhe skuadra e tij e re kanë pasur vit të vështirë megjithatë potencon se ai dëshiron t’i ndihmojë skuadrës për të kaluar periudhën e vështirë.

Ende pa u bërë një ditë e plotë, sipas faqes “Ajax Life”, fanella e futbollistit anglez është shitur më së shpejti në histori të klubit holandez.

Jordan Henderson mund të debutoj me Ajaxin të dielën, kur ballafaqohen me Waalwijk në shtëpi.

Të ngjashme